Donald Trump konfirmon vizitën në Kinë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 31 marsi deri më 2 prill. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Vizita vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë zgjatja e armëpushimit tregtar, që ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhëniet ekonomike mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Duke komentuar udhëtimin, Trump e cilësoi vizitën si të rëndësishme dhe me peshë simbolike.
“Kjo do të jetë një vizitë e guximshme. Ne duhet të japim shfaqjen më të madhe që keni parë ndonjëherë në historinë e Kinës”, deklaroi ai.
Takimi i fundit mes dy liderëve, i zhvilluar në tetor, nuk trajtoi drejtpërdrejt çështjen e Tajvanit. Megjithatë, sipas deklarimeve të mëparshme, Presidenti kinez Xi Jinping ka ngritur shqetësime lidhur me shitjet e armëve amerikane ndaj Tajvanit – një temë që mbetet ndër më të ndjeshmet në marrëdhëniet dypalëshe SHBA–Kinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



