E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane
Bota

Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e programit të lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa – DV1) pas të shtënave masive në Universitetin Brown javën e kaluar, ku humbën jetën dy persona dhe disa të tjerë u plagosën. Vendimi u konfirmua nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila deklaroi se pezullimi i programit bëhet për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Autoritetet amerikane identifikuan të dyshuarin kryesor si Claudio Neves Valente, 48 vjeç, shtetas portugez, i cili u gjet i vdekur të enjten në një depo në Salem, New Hampshire. Policia dyshon se ai i dha fund jetës me armë zjarri. Valente kishte hyrë në SHBA në vitin 2017 përmes programit të vizave të lotarisë së diversitetit dhe ishte pajisur me Kartë Jeshile.

Sipas zyrtarëve, Neves Valente dyshohet gjithashtu për vrasjen e profesorit të MIT, Nuno F. Gomes Loureiro, 47 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Brookline vetëm dy ditë para sulmit në Universitetin Brown. Të dy kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve 1990. Policia arriti të identifikojë Neves Valente pas një kërkimi gjashtë-ditor në disa shtete, duke përdorur pamje nga kamerat e sigurisë dhe informacion të dhënë nga publiku.

Sulmi në Universitetin Brown ndodhi më 13 dhjetor, kur një person i armatosur hyri në ndërtesën e inxhinierisë gjatë provimeve përfundimtare dhe hapi zjarr. Dy studentë u vranë: Ella Cook, 19-vjeçe, nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18-vjeç, uzbeko-amerikan. Nëntë studentë të tjerë mbetën të plagosur. Presidentja e Universitetit, Christina Paxson, bëri të ditur se Neves Valente kishte qenë student i universitetit në vitin 2000–2001, duke studiuar për doktoraturë në fizikë, por nuk kishte lidhje aktive me institucionin në momentin e ngjarjes.

Programi i lotarisë së Kartës së Gjelbër, që jep çdo vit deri në 50 mijë viza për shtetas nga vende me nivele të ulëta emigracioni drejt SHBA-së, preket nga vendimi i Trump. Shqipëria është një nga vendet me shumë aplikantë çdo vit, duke kërkuar mundësinë për të emigruar në SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.