E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëzohet Qeveria, pranon dështimin me inceneratorët
Lajme

Dorëzohet Qeveria, pranon dështimin me inceneratorët

Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Qeveria shqiptare ka shpallur zyrtarisht dështimin total të inceneratorëve. Pasi dogji 60 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, qeveria ka vendosur sot braktisjen e tyre duke shpallur tender për projektimin e një zgjidhje të re të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Fierit dhe atë të Elbasanit.

Qeveria shpall zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat

Tenderi me fond limit 660 mijë euro është shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara dhe ka si objekt projektimin e Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në zonat e Mbetjeve Fier dhe Elbasan, pikërisht në dy qytetet ku janë ndërtuar inceneratorët.

Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, kompania e përzgjedhur fituese duhet të projektojë zgjerimin e landfilleve ekzistuese të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, të cilat u projektuan të vogla për shkak se mbetjet gjoja do të digjeshin nga inceneratorët.

Përveç zgjerimit të landfilleve ekzistuese, kompania ngarkohet të projektojë ndërtimin e landfilleve të reja, Impantet e Mbetjeve Inerte, Impiantet e Rekuperimit të Materialeve e kështu me radhë.

Qeveria shpall zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat

 

Qeveria shpall zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat

Me pak fjalë, qeveria po nxjerr jashtë loje përfundimisht inceneratorët e kushtueshëm, të cilët nuk punuan asnjë ditë të vetme, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë, që pasi paguan 60 milionë euro për t’u hedhur në kosh, të paguajnë dhjetra milionë euro të tjera, tashmë për ndërtim landfillesh, që të mbajnë plehrat e Elbasanit dhe Fierit./Kapitali.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.