E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja e Unazës së Madhem SPAK kontrolle në disa subjekte
Lajme

Dosja e Unazës së Madhem SPAK kontrolle në disa subjekte

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar arrestimi.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë fokusuar kryesisht te procedurat e tenderimit për lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt i shoqëruar prej kohësh me dyshime për shkelje ligjore dhe abuzime me fondet publike.

SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Ballukut, e cila dyshohet për përfshirje në disa procedura tenderimi të zhvilluara në kundërshtim me ligjin. Sipas të njëjtave burime, këto hetime kanë çuar në përshkallëzimin e veprimeve procedurale nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Në këtë kuadër, SPAK i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, hap i domosdoshëm për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.