Dosja “SASPAC”, GJKKO nxjerr nga qelia Ermal Kurtulajn
Me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ermal Kurtulaj është liruar nga paraburgimi dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vendimi vjen pas kërkesës së vetë Kurtulajt për zbutje të masës, e cila u shqyrtua në kushtet kur dosja është rikthyer për plotësim hetimesh pranë Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata i ka dhënë një afat prej 30 ditësh prokurores Elida Kaçkini për të thelluar hetimet, duke përcaktuar një sërë detyrash konkrete që duhet të përmbushen gjatë kësaj periudhe.
Ermal Kurtulaj përballet me disa akuza të rënda, përfshirë korrupsionin pasiv, shkeljet në procedurat e tenderimit, falsifikimin e dokumenteve, si dhe mashtrimin me pasoja dhe në bashkëpunim.
Në të njëjtën linjë zhvillimesh, pritet që edhe ish-ministri Ilir Beqaj, i cili ka mbajtur më parë edhe drejtimin e SASPAC, t’i drejtohet GJKKO-së me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.
Vendimet e fundit pritet të ndikojnë në ecurinë e hetimeve dhe në fazën e ardhshme të procesit penal që po ndiqet nga SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



