Dosjet e sigurimit, Rama: U përdorën për 25 vjet nga njerëz që nuk patën guxim t’i hapnin
Kryeministri Edi Rama deklaroi se dosjet e sigurimit për 25 vjet u përdorën politikisht nga persona që nuk kanë patur vullnet për hapjen e tyre.
Rama: “Ligji për hapjen e dosjeve, për ato dosje që për 25 vjet u përdorën për të goditur njëri-tjetrin, por kush më shumë i përdori më pak guxoi ti hapte. Sot ne jemi këtu falë një ligji që është i pari në historinë e dhimbshme dhe komplekse të përbashkët që ne ndajmë që na pajis me mjete hulumtimi në funksion të një misioni human dhe humanist.
Sot jemi këtu për shkak të një ligji që ne e kaluam në këtë parlament dy vjet më parë. Një ligji që më në fund pas 25 vjetësh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan përmes ferrit komunist”.
Rama: “Është e papërfytyrueshme të shohësh përmes provave të gjyqit sesi një kolektiv punonjës 1350 anëtarës, apo sesi një skuadër vullnetarësh, apo si një grup diku tjetër i shkruan gjykatës dhe dy kapitnëve se përse këta njerëz duhen shfarrosur.
Për këtë arsye na vlen edhe ligji, për këtë arsye mund të na vlejë edhe kjo seancë përvecse nderon kujtimin e deputetëve të rënë, përvecse ngushëllon modestisht plagën e hapur të familjarëve të tyre mbase sjell pak dizifektantet në këtë sallë dhe mbase ndihmon që në të ardhmen muret e kësaj sallë të mos jenë dëshmitarë të aq shumë gjerave të padenja që kanë dëgjuar në këto 27 vjet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



