E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtësia me DY standarde: Kur ligji ndëshkon OPOZITËN dhe përkëdhel PUSHTETIN
Lajme

Drejtësia me DY standarde: Kur ligji ndëshkon OPOZITËN dhe përkëdhel PUSHTETIN

Naim Noka

Nuk jam jurist dhe nuk mund të bëj gjithologun por edhe bufi e kupton kaq gjë;  vendimi për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja që  u shpall fajtor për fshehje dhe deklarim të rremë pasurie, një vepër që  çdo qytetar tjetër  i thjeshtë do të përfundonte me burg. Megjithatë, Dedja, dikur figura më e lartë e drejtësisë kushtetuese, doli nga gjyqi me një dënim vetëm gjashtë muajsh burg, i cili u konvertua me shërbim prove – një dënim simbolik dhe absurd që nuk reflekton as përgjegjësinë as krimin e kryer. Pyetja që bën edhe më tutkuni i këtij vendi  të mbetet në mendje: Pse një figurë e tillë shpëton me një dënim kaq të lehtë?

Ndërkohë, deputeti demokrat, Ervin Salianji, drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Nuk marr përsipër të bëj avokatin dhe gjyqtarin  por treshja gjykuese e Apelit mund të rishikonin provat e  reja,  ose mund t’i jepnin një dënim  si  ai për Bashkim Deden  me  shërbim prove. Por për  Salianjin të  them të drejtën ndoshta është deputeti më me integritet në PD, dhe si i tillë   mund të barazohej me ish-gjyqtarin e lartë me shërbim prove. Shto këtu që vendimi vjen në një moment tejet të rëndësishëm ku pjesë e treshes është dhe kunata e Ballukut dhe   sapo ka nisur fushata elektorale, duke ngritur një mori pyetjesh në lidhje me kohën dhe qëllimin e këtij vendimi.

A është ky një rast i drejtësisë selektive? Përse dënimi i Salianjit është më i ashpër, kur krimi i pretenduar është shumë më i lehtë se ai i Bashkim Dedjas? A mos vallë kemi të bëjmë me një drejtësi që godet ashpër opozitën, ndërsa mbron me përkëdhelje ata që kanë qenë pjesë e pushtetit? Ky është një realitet që, për fat të keq, shumë qytetarë shqiptarë e njohin mirë: kur je pjesë e sistemit dhe pozitës, drejtësia të buzëqesh; kur je pjesë e opozitës, drejtësia të godet.

Kjo drejtësi me dy standarde ka vetëm një qëllim: të mbajë opozitën të dobët dhe të ngjallë frikë tek ata që guxojnë të sfidojnë pushtetin. Sepse një opozitë e shkalafitur dhe e dobët duke e ndëshkuar  pareshtur  edhe në rastin e Salianjit, është gjithmonë më e lehtë për t’u kontrolluar dhe mundur me shumë para të pisët, me të gjitha hallkat e pushtetit nën kontroll. Duhen respektuar vendimet e gjykatave por  kur çekiçi godet vetëm opozitarët si  rasti i Salianjit shpresat pse  ky vend nuk bëhet veniten pa kthim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.