E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i ARRSH pranon dështimin e aksit Librazhd-Pogradec
Lajme

Drejtori i ARRSH pranon dështimin e aksit Librazhd-Pogradec

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka deklaruar se parashikimi për hapjen e rrugës në mesditën e sotme ka dështuar për shkak të rrëshqitjeve aktive të tokës që vijojnë në zonë.

Sipas kreut të ARRSH, lëvizjet e vazhdueshme të masivit të dheut e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e sigurt dhe stabilizimin e menjëhershëm të segmentit.

“Nuk mund të themi me siguri për një zgjidhje të afërt dhe të qëndrueshme,” është shprehur drejtori, duke theksuar se situata mbetet dinamike dhe në monitorim të vazhdueshëm nga specialistët.

Në këto kushte, ARRSH po shqyrton alternativa për të garantuar qarkullimin. Po mendohet ndërhyrja për sistemimin e rrugës rurale Spathar – Rruga Egnatia – Dardhë – Hotolisht, si dhe aktivizimi i një rruge dytësore nga fshati Dragostunjë, me qëllim devijimin e përkohshëm të trafikut.

“Situatë kritike, ajo që ne shpresuam se ishte një plan rrëshqitje në 6 metra nuk rezultoi i tillë rrëshqitjet janë aktive. Masat e marra me Bypass dhe rrugë unaza sekondare nuk rezultuan efektiv edhe aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar. Po diskutohet të bëhet një rrugë altertnative, një prej mundësive është Spathari pse rrugë alternative në Dragostunjë”, tha ai.

Qarkullimi në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd–Pogradec, do të vijojë të mbetet i bllokuar pas një rrëshqitjeje masive toke që e ka bërë rrugën të pakalueshme.

Segmenti pritej të hapej mesditën e sotme, por situata në terren ka detyruar autoritetet të ndalojnë plotësisht lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Specialistët në terren po shqyrtojnë mundësinë e lejimit të lëvizjes së mjeteve të vogla dhe atyre të emergjencës në një rrugë alternative përreth zonës.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin akset alternative të rekomanduara dhe të ndjekin me kujdes sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.
Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.
Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.