Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho shkon në SPAK
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke rikthyer vëmendjen mbi çështjet që lidhen me institucionin që ai drejton.
Verdho është shoqëruar nga avokati i tij gjatë hyrjes në SPAK, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi natyrën e paraqitjes apo nëse ai është marrë në pyetje nga prokurorët.
Kjo nuk është hera e parë që drejtori i Hekurudhave paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ai ishte i pranishëm edhe më 21 maj, çka shton dyshimet për një proces verifikimi në vijim.
Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nëse interesi i hetuesve lidhet me aktivitetin e Hekurudhave Shqiptare apo me procedura të caktuara tenderuese që mund të kenë lidhje me Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Në mungesë të një reagimi zyrtar nga institucionet, mbetet për t’u parë nëse paraqitjet e njëpasnjëshme të Verdhon në SPAK lidhen me një hetim të zgjeruar apo me procedura rutinë verifikimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



