Durrës/ Aksident me vdekje, viktima 22 vjeç

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit sot, teksa raportohet se një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit.

Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplaset ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Kjo e shtunë ka qenë tragjike për dy të rinj në qytetin e Durrësit, pasi kanë humbur jetë në dy aksidente tragjike.

Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 15.40 në Hamallaj, përgjatë rrugës në drejtim të Gjirit të Lalëzit. Dy makina u përplasën “kokë më kokë” dhe 16-vjeçar ka mbetur viktimë.

I mituri i identifikuar si Alban Hasrama, ishte pasagjer në një nga makinat që drejtohej nga një 20-vjeçar Erseld Kamberi dhe u përplas me makinën ‘Audi’ që drejtohej nga Orgest Merdita 25-vjeç.

Sakaq 20-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të ‘Audit’ Orgest Merdita, i cili i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar i pastër.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Aksidenti i dytë ndodhi rreth orës 20.45 te Ura e Djalanit. Një automjet doli nga rruga dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i saj, një i ri 22 vjeç.  Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplasej ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek “Ura e Dajlanit”,  automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit  ka pësuar arrest kardiak  gjatë drejtimit të automjetit dhe për  pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Publikuar nga Publik Media