E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati i quan mjekët e onkologjikut “peshq të vegjël”: Abuzojnë pasi kanë shefin, ministrin dhe kryeministrin hajdut
Lajme

Bushati i quan mjekët e onkologjikut “peshq të vegjël”: Abuzojnë pasi kanë shefin, ministrin dhe kryeministrin hajdut

Analisti Andi Bushati i ka cilësuar si kriminelë dhe monstra mjekët që dyshohet se kanë abuzuar në spitalin Onkologjik duke zhvatur pacientët. Ai u shpreh se ata janë peshq të vegjël që operojnë në një sistem të ngritur për të vjedhur.

I ftuar “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se nuk i justifikon këta mjekë, por e kupton pse kanë vendosur të bëhen hajdutë kur kanë “shefin, ministrin dhe kryeministrin hajdut”.

“Këta që akuzohen sot, i shoh si fajtorë dhe kriminelë të dyshuar, por i shoh edhe si viktima të një sistemi të ndërtuar për të vjedhur. Jemi të devotshëm për goditur peshqit e vegjël. Sado kriminalë, të pamoralshëm dhe monstruozë të kenë qenë këta që bënin këtë skemën e ilaçeve, shumë prej mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor, janë të dënuar të pësojnë këtë fat.

Në një sistem, ku e gjithë reforma e Rilindje është konceptuar si minierë ari për t’u vjedhur. Në një sistem ku gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe jo premtimit të shëndetësisë falas. Në këtë kuptim, nuk i justifikoj, por i kuptoj edhe ata që vendosin të bëhen hajdutë, kur e kanë shefin hajdut, ministrin hajdut dhe kryeministrin hajdutë.

I kuptoj edhe ata studentë që sapo mbarojnë shkollën duan të ikin në Gjermani. Pse? Sepse nuk gjejnë një mjedis profesional. Sot duke u nisur nga kjo, hapa shifrat. Të gjitha shifrat e sistemit tonë shëndetësor janë bërrnut, jemi të fundit në Europë në shumë kritere. Pra, a mund të ketë njeriu motivime profesionale në këtë sistem hajdutërie? A mund ta ruajë virtytin dhe ndershmërinë? Ka që e ruajnë, por kur sistemi rrotullohet rreth vjedhjes… Këta mund të jenë njerëzit më të poshtër në botë, që po merret drejtësia, por nuk janë fajtorët e vjedhjes ata, është sistem i konceptuar për të vjedhur”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.