E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi dhe Lezha nën ujë, përmbytje pas reshjeve intensive
Lajme

Durrësi dhe Lezha nën ujë, përmbytje pas reshjeve intensive

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit qytetin e Durrësit dhe disa zona të tjera të vendit kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe vështirësi serioze në qarkullimin e automjeteve.

Në Durrës, situata paraqitet problematike në disa prej akseve kryesore, ku uji ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugëve. Më të prekura raportohen rruga “Taulantia”, rruga “Mars 91”, paralelja e portit të Durrësit, zona pranë stadiumit në lagjen 18, rruga afër shkollës “Qemal Mici” në lagjen 16, si edhe zona e Shkozetit. Si pasojë, qarkullimi i mjeteve është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa drejtuesit e automjeteve po përballen me vështirësi dhe këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.

Problematika nga reshjet e dendura është evidentuar edhe në qytetin e Lezhës, ku gjatë natës janë shënuar grumbullime uji në disa zona urbane. Më problematike paraqitet lagjja “Besëlidhja”, si dhe disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Megjithëse nuk raportohen dëme materiale, situata ka krijuar shqetësime te banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se problematika e përmbytjeve në Lezhë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përfundimin e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili është në zbatim prej disa muajsh. Ky projekt synon përmirësimin e menaxhimit të reshjeve intensive dhe shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.