E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy ministra ‘dorëhiqen’ brenda Tetorit?!
Politikë

Dy ministra ‘dorëhiqen’ brenda Tetorit?!

Pse po duket tjeter  Donald Lu ne raport me  Ramën  dhe qeverine?

Jo pak njerëz që e dëgjuan dje gjuhën e ashpër të ambasadorit Donald Lu, pyeten veten me habi se çfarë po ndodhte…

Departamenti Amerikan i Shtetit ka pësuar ndryshime sa i takon përfaqësimit diplomat në Europë. Pak ditë më parë DASH, emëroi Wess Mitchell si Asistent Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë (në vend të Victoria Neuland) dhe Jonathan Moore Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Europën.

Dhe pikërisht tek këto ndryshime duket se vjen edhe përgjigja për ndryshimin e kursit që Donald Lu ka mbajtur sa i takon situatës në Shqipëri sidomos dy vitet e fundit.

Në të parën gjatë një takimi me të rinjtë e Rrëshenit, ambasadori amerikan u tha atyre se “ju keni në dorë ta rrëzoni qeverinë tuaj”. Ndërsa deklaratat e djeshme shkuan akoma dhe më tej ku përveç fakti që Shqipëria zotërohet nga 4 familje mafioze dhe 20 grupe të strukturuara kriminale, fakti që ato janë fuqizuar kaq është ka të bëjë me lidhjet e tyre të forta me politikën dhe emrat nuk munguan. Po çfarë ndodhi që Donald Lu vendosi të flasë, ndërsa për gati 2 vjet nuk e pa që vendi u mbulua nga hashashi?

 A po ndryshon  linja  politike në Uashington?

Donald Lu duket se po përshtat pozitat e tij me ato që kërkon Departamenti Amerikan i Shtetit. Ambasadori Lu duket se është informuar për linjën që do të mbajnë eprorët e tij të ri dhe tashmë, dhe për këtë ka vendosur të flasë vetë i pari për të mos heshtur si në rastin e hashashit. Përndryshe, ai do të rrezikonte fatin e paraardhësit të tij Aleksandër Arvizu, që u përjashtua një herë e mirë nga shërbimi diplomatik amerikan.

Ndërkohë ka edhe një version tjetër. Reagimi i Donald Lu mund të jetë edhe një paralajmërim për Edi Ramën që të marrë masat sa më parë dhe të shpëtojë ç’të mundet nga “uragani” që po vjen nga Uashingtoni.

Ajo që i duhet Ramës të bëjë në këtë rast është largojë sa më parë me “dorëheqje” 2 ministrat e kabinetit aktual, dosjet e të cilëve do të plasin sëshpejti. Kjo shpjegon edhe udhëtimin misterioz dhe urgjent të një ditë më parë të Edi Ramës në SHBA. Në të dyja rastet duket se Donald Lu është i vonuar në reagimin e tij, ndërsa sa për Edi Ramën… ai realisht ka shume te papritura….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.