Këto janë dy raste konkrete, të pastrimit të miliona Euro me burim nga trafiku i kokainës, të cilat janë investuar në biznes ndërtimi e shërbime publike, me leje të dhëna nga Bashkia Tiranë e Qeveria .
RASTI I PARË
Ndërtimi i Terminalit Jug-Lindor të Tiranës, për udhëtarët e linjave Tiranë-Elbasan-Pogradec-Korcë-Ersekë, i financuar 100% nga trafikanti Roland Ziu, dhënë si shërbim koncesionar 20 vite nga Bashkia e Tiranës, me Vendim Nr. 86 datë 29.12.2016.
Pazarin e këtij koncesioni, krye bashkiaku Erjon Veliaj e nisi në dhjetor 2015, vetëm 6 muaj pas marrjes së mandatin e parë, duke i miratuar firmës “Praslin investment” të trafikantit Roland Ziu, kërkesën për ndërtimin e Terminalit Lindor të Tiranës, me Shkresë Nr. 21864, datë 18.12. 2015.
Meqë FBI e DEA, kanë partneritet me agjencitë anti-krim të Shqipërisë, mund të vërtetojnë, informacionin që ka raportuar SHISH në muajt mars 2020 e shtator 2022, se në këtë investim me burime financiare droge, ortak ilegal me trafikantin Roland Ziu, është dhe ish ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, Kryetar i grupit parlamentar të PS.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj i ka dhuruar 20 mijë m2 tokë shtetërore, i ka miratuar koncesionin, i ka miratuar lejen e ndërtimit bashkë me qeverinë, dhe për 20 vite aktivitet e ka përjashtuar nga taksat lokale si investim e biznes.
Ndërsa më 19 janar 2024, ditën që Ambasada e SHBA bëri thirrje për denoncime, krye bashkiaku Erjon Veliaj përuroi dhe propagandoi në media, hapjen e Terminalit Jug-Lindor të Udhëtarëve, të financuar 100% nga trafikanti Roland Ziu, siç e ka deklaruar vetë në kontratë.
Ndërsa ish-Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, lidhjet me trafikantin Roland Ziu i ka publike e zyrtare si ortak te firma e jahteve “Albanian Sailing Club” të krijuar më 20 qershor 2019.
Ka indicie, se janë ortakë te koncesioni “Porti i Jahteve Kepi i Rodonit”, dhënë Roland Ziut më 7 tetor 2019 nga Edi Rama, në 30 hektarë zonë bregdetare pronë shteti, falas e me afat 35 vite.
RASTI I DYTË
Investimi i afro 100 milionë Euro, nga trafikanti Ervin Luan Mata, në ndërtimin e kullës 100 metër të lartë, të quajtur “Ekspozita Building”, me vend-ndodhje midis Gjykatës dhe Drejtorisë së Policisë-Tiranë.
Leja e ndërtimit të kullës, i është dhënë në datën 8 nëntor 2019, propozuar nga krye bashkiaku Erjon Veliaj dhe miratuar e firmosur nga kryeministri Edi Rama si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe nga Belinda Balluku si Ministre e Infrastrukturës.
Prej 8 vitesh, trafikanti Ervin Mata, i njohur si “Boli” i këngëtares Elvana Gjata edhe kjo nën hetim nga SPAK për pastrim parash; ka qenë i piketuar e në ndjekje nga DEA e EUROPOL.
Por pala shqiptare, megjithëse është vënë në dijeni prej tyre, për trafik ndërkombëtar droge që bënte Ervin Mata dhe për pastrimin milionave në koncertet e Elvana Gjatës, në blerje vilash në SHBA nëpërmjet tezes Adriana Berberi të Autoritetit të Konkurrencës dhe ndërtim kullash, nuk ka vepruar ndaj Ervin Matës, ngaqë ka lidhje interesash me kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa prej 2 muajsh, Ervin Mata është në kërkim, si drejtues i grupit të trafikimit të drogës nga Ekuadori e Brazili drejt vendeve të BE, dhe pastrimit të milionave me kulla, hotele, HEC-e, koncerte e filmat “Mamaqi” në Shqipëri./Pamafleti