E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron  3 celularë të Elvis Roshit
Lajme

SPAK sekuestron 3 celularë të Elvis Roshit

SPAK sekuestron tre celularë të Elvis Roshit për hetim mbi korrupsionin zgjedhor – kontrolle edhe ndaj bashkëpunëtorëve

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar tre aparate celularë në përdorim të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, si pjesë e një hetimi për korrupsion zgjedhor. Masa është marrë pas dyshimeve të ngritura mbi përfshirjen e Roshit në veprimtari të paligjshme që lidhen me blerjen e votës dhe ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, përveç sekuestrimit të telefonave të Roshit, janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në skemën e mundshme të manipulimit zgjedhor. Nga këto kontrolle janë sekuestruar gjithashtu edhe tre aparate të tjera celularë, për një total prej gjashtë pajisjesh që tashmë janë në duart e hetuesve.

Hetuesit e SPAK dyshojnë se komunikimet e kryera përmes këtyre pajisjeve përmbajnë të dhëna të rëndësishme që mund të dokumentojnë rolin e individëve të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë proceseve zgjedhore të fundit.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim dhe nuk përjashtohet mundësia që kontrollet dhe sekuestrimet të zgjerojnë rrethin e të dyshuarve. SPAK po punon për të zbardhur të plotë skemën e dyshuar të korrupsionit elektoral dhe për të identifikuar të gjitha hallkat e përfshira në këtë aktivitet kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.