Dy votat e PD-së për Ruçin , mesazhi që Rama kontrollon PD-në
Dy votat e PD-se per kryetarin e ri te parlamentit, nuk jane tregues te asnje lloj tradhetie. Ato jane mesazh i Kryeministrit Rama se ai kontrollon zyrtarisht Partine Demokratike pas marreveshjes se 17 Majit dhe bashke me partine kreun e saj z.Basha.
Prania e PD ne salle dhe votimi i kreut te parlamentit me dy vota te djathta, shenon perfundimisht renien e kauzes antikomuniste tek Partia Demokratike dhe nisjen e nje epoke te re politike te zhveshur prej kauzave esenciale mbi te cilat qendronte partia me e madhe e opozites.
E majta shqiptare goditi themelin e fundit te Partise Demokratike duke i hapur rrugen vetes per nje pushtet afatgjate duke treguar kesisoj se çdo produkt politik i te ardhmes se pushtetit politik do te jete rezultat i marreveshjeve konjukturale me qark te shkurter.
Ata qe duan te behen pjese te lojes politike duhet te bejne kete llogari perndryshe mbeten jashte perjetesisht. Sot e tutje, e djathta shqiptare do te vije ne pushtet vetem me lejen e te majtes dhe me kontrollin e saj te plote. Ky ishte mesazhi i seances se pare te legjislatures se re. Loja dhe kartat u hapen sepse te majtet e PS-se dhe te PD-se nuk e ndjejne me te nevojshme te aktrojne, pasi kontrollojne gjithçka!/ K. Osmani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




