E pandehur për korrupsion/ Balluku qëndroi 40 minuta në GJKKO
Belinda Balluku ka lënë GJKKO-në pas 40 minutave seancë për verifikimin e masës së sigurisë e cila po mbahet në GJKKO.
Seanca nisi në orën 09:00.
Çfarë ndodhi në GJKKO
Seanca është shtyrë për ti dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen
Burime bëjnë me dije se Balluku nuk ka mbajtur asnjë qëndrim në seancë, vetëm i është përgjigjur pyetjeve proceduriale të gjykatës mbi të dhënat e saj dhe ka pranuar përfaqësimin nga e motra Pamela Qirko.
Balluku ka kërkuar të mbrohet nga avokati mbrojtës.
Palët kanë kërkuar të njihen me aktet e hetimit dhe më pas vijimin e seancës gjyqësore.Pra i është lënë kohë avokatëve dhe më pas do vijojë seanca gjyqësore.
Në sallë kanë qenë dhe dy bashkëpunëtorët e Ballukut e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, kreu aktual i ARRSH-se, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi të cilët u shoqëruan nga policia pasi ndaj tyre GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



