E plagosën në sy me plumb gome, Erjon Vishkulli pëson hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë, ka pësuar komplikime shëndetësore gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të zhvilluar të shtunën.
Sipas informacioneve të bëra publike, gjatë operacionit të 24 tetorit, i riu ka pësuar hemorragji, duke detyruar ekipin mjekësor të ndërpresë ndërhyrjen. Për shkak të kësaj situate, mjekët kanë vendosur që operacioni të vijojë gjatë ditës së sotme, më 25 tetor.
Plumbi i gomës që shkaktoi dëmtimin nuk është hequr ende nga syri i Vishkullit. Ndërhyrja e radhës synon vijimin e trajtimit dhe heqjen e trupit të huaj, ndërsa zhvillimet e mëtejshme do të varen nga ecuria e gjendjes së tij dhe vlerësimi i mjekëve.
Rasti i 28-vjeçarit rikthen vëmendjen te pasojat e përdorimit të plumbave të gomës gjatë protestave dhe dëmtimet që këto mjete mund të shkaktojnë, veçanërisht kur goditjet prekin zonën e kokës dhe të syve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



