E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Dukagjin, raportohet për dy viktima dhe një të plagosur
Lajme

E rëndë në Dukagjin, raportohet për dy viktima dhe një të plagosur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Dukagjinit, në Shkodër, ku sipas informacioneve paraprake, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime paraprake bëjnë me dije se një telefonatë për ngjarjen ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për rrethanat apo bilancin e ngjarjes.

Situata vështirësohet edhe nga terreni i thellë malor i zonës së Dukagjinit. Distanca e madhe nga qyteti i Shkodrës dhe mungesa e sinjalit telefonik në disa pjesë të zonës e bëjnë të vështirë komunikimin dhe marrjen e informacionit të plotë.

Për momentin, informacionet mbeten paraprake dhe të pakonfirmuara zyrtarisht, ndërsa pritet konfirmimi nga autoritetet për të mësuar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes dhe bilancin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.