E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Himarë, humb jetën një punonjës i OSHEE gjatë punës
Lajme

E rëndë në Himarë, humb jetën një punonjës i OSHEE gjatë punës

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, në momentin kur ekipet teknike ishin angazhuar për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e prekura nga kushtet e vështira atmosferike dhe erërat e forta.

Viktima është një 55-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte dërguar në Himarë për të mbështetur ndërhyrjet në rrjet pas dëmtimeve të shkaktuara nga moti. Gjatë punës në terren, ai ka pësuar një incident fatal, ndërsa dyshimet e para lidhen me një kontakt të mundshëm me energjinë elektrike.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza teknike dhe hetimet që janë në zhvillim. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Ngjarja vjen në një moment kur zona e Himarës dhe bregdeti janë përballur me stuhi të forta, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.