E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve
Lajme

E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një 27-vjeçare me inicialet M.S. ka ndërruar jetë vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe sigurimin e gjakut të grupit 0 negativ.

Apeli për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të dhjetëra qytetarëve që u paraqitën për të dhuruar gjak.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga komuniteti, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Ngjarja ka shkaktuar reagim të gjerë dhe dhimbje të thellë në opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballet me një humbje të rëndë.

Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.