E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rrezikshme për jetën, ngarkesa shqiptare bllokohet në Kroaci
Lajme

E rrezikshme për jetën, ngarkesa shqiptare bllokohet në Kroaci

Një tjetër rast alarmant për sigurinë ushqimore është raportuar në kufijtë e Bashkimit Evropian, ku një ngarkesë me krem pistaku me origjinë shqiptare është bllokuar nga autoritetet kroate.

Sipas sistemit evropian të paralajmërimit të shpejtë për ushqimin (RASFF), në këtë produkt është zbuluar një nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale e rrezikshme për shëndetin e njeriut, e prodhuar nga disa lloje mykësh. Kjo substancë është e njohur për efektet e saj helmuese dhe kancerogjene, veçanërisht për dëmtimin e mëlçisë.

Mostrat e produktit janë marrë më 8 shtator nga autoritetet doganore kroate, dhe pas analizave laboratorike, ngarkesa është cilësuar si e papërshtatshme për konsum. Si rezultat, produkteve iu ndalua hyrja në vend dhe u asgjësuan menjëherë në Kroaci.

Lajmi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, për të informuar edhe vendet e tjera anëtare të BE-së që mund të kenë marrë sasi nga i njëjti produkt, në mënyrë që të ndalojnë menjëherë qarkullimin e tij.

Ky nuk është rasti i parë që produktet shqiptare refuzohen nga autoritetet kroate apo evropiane për mospërputhje me standardet e sigurisë ushqimore. Megjithatë, autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për këtë incident të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.