E turpshme por edhe e dënueshme për vejushën e Kadaresë!
Adriatik Dosti
Helena Kadare, bashkëshortja vejushë e ish-shkrimtarit të njohur dhe shërbëtorit të diktaturës, Ismail Kadare, ka shkuar sot në dyert e SPAK-ut për të ndjekur gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe për ta mbështetur ish-kryebashkiakun tashmë të arrestuar të Tiranës. Sa e turpshme… ndaj nuk thotë kot populli se huqi del me shpirtin…
Dhjetëra bodigardë, patronazhistë, punonjës, nëpunës të Bashkisë dhe zyrtarë rrogëtarë të ish-kreut të bashkisë së Tiranës, por edhe policë të armatosur të kësaj bashkie, janë mbledhur sot përpara godinës së SPAK-ut në mbështetje të Erion Veliajt. E dënueshme ligjërisht, sepse këta palaço, sharlatanë e mercenarë paguhen nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë e jo nga Erioni e as nga Ajola…
Me fjalor prej rrugaçi, banditi e gangsteri, Rama nuk po lë dalje të tij publike pa sharë e ofenduar rëndë, por edhe etiketon banalisht si PD e Berishën e veçmas pas ngjarjeve të fundit edhe vetë SPAK-un, prokurorët e gjyqtarët e tij… duke u bërë presion politik, duke i shantazhuar e duke i kërcënuar madje drejtpërdrejt deri edhe me emra konkretë… Ndaleni banditin sa s’është tepër vonë.
Tërmet nga lart e zjarr nga poshtë… e dua Mavinë flakë të kuqe… do ta çojmë PD-në në esfel bashkë me atë Bufin e kënetës… mos guxoni të vini e të merrni telefonin tim… Dumani të gjejë se kush janë ata 2 spiunët brenda SPAK-ut që e informojnë PD-në e Berishën për dosjen e Toyota Yaris… shkarje nga shinat… vendim e veprim politik që do marrë patjetër përgjigjen e duhur prej nesh… anonimë e mjeranë… kamikazë të PD-së… etj. etj. Ky është fjalori i Kryeministrit të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, me të cilin ai i drejtohet publikisht Drejtësisë e Opozitës shqiptare… më shumë se sa skandal.
Nëse e kërkon hetimi, edhe celularin tënd ta merr gjykata, zoti Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



