E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E zbulon vetë Lapaj: Ja si tentoi të më ‘gllabëronte’ në qeveri Rama
Lajme

E zbulon vetë Lapaj: Ja si tentoi të më ‘gllabëronte’ në qeveri Rama

3 postet e refuzuara

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zbuluar se kryeministri Edi Rama i ka ofruar tre poste në qeveri, të cilat ai i ka refuzuar. Lapaj, i cili prej disa ditësh proteston para Kryeministrisë, tha se bëhet fjalë për postin e zv/kryeministrit dhe të dy ministrive.

Në intervistën e tij për emisionin Opinion, Lapaj deklaroi:

Adriatik Lapaj: “Jeni dëshmitarë si Edi Rama dhe gjithë enturazhi i vjetër bënë çdo gjë që pasi unë në emër të ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet i refuzova me vendosmëri për t’u bërë pjesë e asaj qeverie përdorën atë person.”

Blendi Fevziu: “Nuk ka asnjë konfirmim që Rama t’ju ketë kërkuar të bëheni pjesë e qeverisë?”

Adriatik Lapaj: “Të dalë ta kundërshtojë dhe ja tregoj unë pastaj ku dhe si.”

Blendi Fevziu: “Çfarë ju ka kërkuar ju Rama?”

Adriatik Lapaj: “Të dërguarit e tij tre pozicione në qeveri, në të cilën zv/kryeministër dhe dy ministri, ndër të cilat Ministrinë e Bujqësisë. I donte në kuadër të integrimit europian për të bërë 84 vota të shëndetshme dhe për të dhënë mesazhin që shiko ne nuk bashkëpunojmë me opozitën e vjetër të Saliut por me këta të rinjtë që kanë dalë të tretët dhe janë të parët nga forcat e reja dhe jemi të gatshëm për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë në funksion të integrimit europian. Ky ka qenë koncepti. Ne i thamë jo dhe pastaj përdorën çdo mekanizëm për të ndaluar futjen tonë në parlament, praktikisht timen.”

Ky zbulim vjen në një moment kur Lapaj dhe Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kanë intensifikuar protestat e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar më shumë transparencë dhe përfaqësim në vendimmarrje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.