E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Belshi i thotë “JO” bashkimit me Elbasanin
Lajme

Edhe Belshi i thotë “JO” bashkimit me Elbasanin

Këshilli Bashkiak i Belshit ka kundërshtuar propozimin për bashkimin e kësaj bashkie me Elbasanin, në kuadër të diskutimeve për rishikimin e hartës administrativo-territoriale të vendit.

Propozimi për bashkimin e Belshit me Elbasanin nuk ka marrë mbështetjen e Këshillit Bashkiak, pas votimit të zhvilluar gjatë mbledhjes së këshilltarëve.

Nga 17 këshilltarët që morën pjesë në votim, 7 përfaqësuesit e Partisë Demokratike votuan kundër bashkimit, ndërsa 10 këshilltarët e Partisë Socialiste abstenuan. Në këto kushte, propozimi nuk siguroi votat e nevojshme për t’u miratuar.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të forcave politike, veçanërisht për qëndrimin abstenuese të këshilltarëve të PS-së.

Gjatë diskutimeve, këshilltarët e të dyja forcave politike kanë argumentuar qëndrimet e tyre, ndërsa një nga pikat e përbashkëta të debatit ka qenë potenciali turistik i Belshit.

Në mbledhje është mbrojtur qëndrimi se Belshi duhet të vijojë të funksionojë si njësi administrative më vete dhe të vetëadministrohet, duke shfrytëzuar resurset dhe potencialin turistik të zonës për zhvillimin e ekonomisë lokale.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë procesit të konsultimit për reformën territoriale ka qenë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve.

Konsultimet publike për rishikimin e hartës administrativo-territoriale në Belsh janë zhvilluar dy herë, por në të dyja rastet pjesëmarrja nuk ka qenë në nivelin e pritshëm.

Këshilli Bashkiak ka arritur të marrë mendimin vetëm të një numri të kufizuar qytetarësh gjatë takimit të zhvilluar në qytet. Për rrjedhojë, diskutimi mbi të ardhmen administrative të Belshit është zhvilluar kryesisht mes përfaqësuesve të pushtetit vendor.

Ndërkohë, Belshi nuk është bashkia e vetme që ka kundërshtuar propozimet për ndryshimin e hartës territoriale.

Edhe Këshilli Bashkiak i Maliqit ka votuar kundër bashkimit të kësaj bashkie me Korçën. Në këtë rast, 21 nga 22 këshilltarët kanë votuar kundër propozimit, ndërsa vetëm një këshilltar ka votuar pro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.