E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe Festimja e  Bashkisë Bulqizë , jep me sukses një  tender, 65 milionë pa garë
Lajme

Edhe Festimja e Bashkisë Bulqizë , jep me sukses një tender, 65 milionë pa garë

Kryetarja aktuale e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, duket se ka mjeshtëruar mirë aftësinë për të vjedhur paratë e qytetarëve të Bulqizës. Dhe këtë natyrisht nuk mund ta bënte ndryshe veçse nëpërmjet tenderave.

Figuron se zonja në fjalë ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-99159-03-25-2024 dhe ka si objekt “Mirëmbajtje kanale ujitëse dhe vaditëse për Njësitë Administrative, bashkia Bulqizë”.

Fondi limit i kësaj proceduar është caktuar në shifrën 6,666,667 lekë të reja pa TVSH ose gati 80 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse i hedhim sytë nga dokumentat e tenderit do të shohim se ka marrë pjesë vetëm firma fituese.

Pra jemi në kushtet e një mungese totale të konkurrencës. Si rrjedhojë, Festimja ka shpallur fituese firmën e vetme që mori pjesë.

Bëhet fjalë për kompaninë SHEHU në pronësi të Aqif Shehu, e cila fitoi për vlerën 5,492,847 lekë të reja pa TVSH ose gati 65 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 82% e fondit limit, duke i shtuar më tej dyshimet për abuzim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.