E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Musk  themelon Partinë Amerika në SHBA
Lajme

Musk themelon Partinë Amerika në SHBA

Një ditë pasi pyeti ndjekësit e tij në platformën X nëse duhet krijuar një parti e re politike në SHBA, Elon Musk deklaroi (këtë të shtunë) se “Partia Amerika është themeluar.”

“Në raport 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!” shkroi ai në një postim në X.
“Sot, themelohet Partia Amerika për t’ju kthyer juve lirinë.”

Ky njoftim i Musk vjen një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një projektligj për ulje taksash dhe rritje shpenzimesh, një ligj të cilin Musk, CEO i Tesla-s, e kundërshtoi fuqishëm.

Musk ka shpenzuar qindra miliona dollarë për fushatën e rizgjedhjes së Trump-it dhe ka drejtuar Departamentin për Eficiencën e Qeverisë gjatë administratës Trump, me qëllim uljen e shpenzimeve federale. Por së fundmi, marrëdhëniet mes tyre janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ligjin e ri.

Më herët këtë javë, Trump kërcënoi se do t’i ndërpriste miliarda dollarë subvencione që kompanitë e Musk i marrin nga qeveria federale.

Musk kishte deklaruar më parë se nëse ligji kalonte, ai do të krijonte një parti të re politike dhe do të shpenzonte para për të rrëzuar ligjvënësit që e mbështetën atë.

Nga ana tjetër, republikanët janë shprehur të shqetësuar se përplasjet e vazhdueshme mes Musk dhe Trump mund të dëmtojnë shanset e tyre për të ruajtur shumicën në zgjedhjet për Kongresin në vitin 2026.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.