Edhe finlandezët godasin trafikun e drogës në Shqipëri

Pas italianëve që goditën Troplinët në Durrës

Sërish një operacion i të huajve në territorin shqiptar. Pas hetimit dhe goditjes nga italianët të grupit të Tropolinëve në Durrës, kësaj here janë autoritetet e Finlandës që kanë iniciuar një operacion për goditjen e trafikut të drogës.

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet e Finlandës por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë, ka kryer një operacion për goditjen e aktivitetit kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se janë firmosur disa masa sigurie dhe detaje për këtë operacion finlandez do të jepen në orën 12:30 gjatë një konference shtypi.

Publikuar nga Publik Media