E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Noka shfajësohet  për disfatën: PS na grabiti  me bandat
Politikë

Noka shfajësohet për disfatën: PS na grabiti me bandat

 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar qeverinë për blerje votash pas disfatës së 11 Majit..

Duke e cilësuar 11 majin, një farsë elektorale, Noka u shpreh se themeli i pushtetit qëndron mbi këtë farsë.

Gjithashtu ai akuzoi PS për përdorje të bandave dhe karteleve në këto zgjedhje.

’11 maji ishte një farsë. Themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë. E panë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët që më 11 maj nuk pati përballje alternativash mes partive të opozitës dhe partisë së pozitës, nuk pati përballje mes programeve, ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin, së bashku me bandat, krimin e organizuar, kartelet, të cilat i nxorrët për herë të parë në pah dukshëm dhe publikisht. Ju sollët para shqiptarëve shtetin elektoral që bazohet në patronazhimin e dhunshëm.  Shqiptarët prisnin që të kishte votime dhe zgjedhje të lira, po ju 11 majin e shndërruat në treg. Pushteti juaj nuk bazohet në votë, ju e grabitët atë me çdo formë.’, tha Noka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.