E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama dhe krenaria e tij për AKSHI-n
Lajme

Edi Rama dhe krenaria e tij për AKSHI-n

Në 19 procedura që ka hetuar SPAK të tenderave të zhvilluara nga AKSHI, fondi limit ka qënë 60 milion euro. Nga këto, 29 milion euro kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit.

EA Solution nuk ka kryer asnjë punë në fushën e teknologjisë, por të gjitha paratë janë përvetësuar. Fatura e vetme që i është gjetur është blerja e një automjeti.

Deri këtu marzhi i abuzimit është 50%.

Po të llogaritësh që një pjesë e punëve kur fitohej nga kompani të lidhura që nuk ishin të Ermal Beqirit, i jepnin atij përqindje të fitimit dhe mbanin edhe për vete, minimalisht norma e vjedhjes shkon në 70%.

Nëse më parë kishim dëgjuar për marrje rryshfeti nga zyrtarët në masën 10%, 20% apo 7% i famshëm që doli te video e Metës, tashmë përqindja e korrupsionit është shumëfishuar. Nga kjo nuk është krijuar asnjë kosto në humbje elektorati, përkundrazi, PS ka njohur vetëm rritje.

Nuk ka dyshim që kryeministri e konsideron AKSHIN si institucion që e bën krenar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.