E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama duhet të vendosë: Anëtarësim në BE apo SULLTANATIN  e Erdoganit?
Lajme

Edi Rama duhet të vendosë: Anëtarësim në BE apo SULLTANATIN e Erdoganit?

Naim Noka

Mesazhi i Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, ishte i qartë dhe i prerë: Shqipëria ka një mundësi historike për të avancuar drejt anëtarësimit në BE, por për këtë nevojitet urgjentisht një dialog gjithëpërfshirës politik. BE-ja është e gatshme të mbështesë Shqipërinë, por në këmbim kërkon që të respektohen vlerat e demokracisë dhe funksionimi efektiv i institucioneve. Raporti për vitin 2024 e thekson fort këtë nevojë, duke nxjerrë në pah probleme serioze në funksionimin e parlamentit, ndikimin e polarizimit politik dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi.

Por ndërsa BE-ja kërkon dialog dhe standarde demokratike, Edi Rama vazhdon të mbajë një qëndrim përçmues dhe ironik ndaj opozitës, duke e quajtur “vetëvrasje politike” vendimin e saj për të mos bashkëpunuar.

Kjo retorikë agresive e Ramës, që shpesh kalon në tallje, jo vetëm që thellon ndarjen politike, por edhe lë të kuptohet një prirje autokratike që e largon Shqipërinë nga vlerat demokratike të BE-së.

Në vend që të përmbushë detyrat e lëna nga Brukseli dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi, Rama vazhdon t’i japë prioritet modelit të qeverisjes së tij, i cili ngjan gjithnjë e më shumë me atë të një “Sulltani” modern. Ndërhyrjet në drejtësi, vendimet arbitrare dhe përqendrimi i pushtetit po e largojnë Shqipërinë nga modeli demokratik i kërkuar nga BE-ja. Në vend që të drejtojë vendin drejt integrimit, ai po e mban të bllokuar në një cikël të pafund përplasjeje dhe polarizimi politik.

Mesazhi i BE-së është një sinjal i fortë për Ramën dhe qeverinë e tij: ose të angazhohen seriozisht për të përmbushur kushtet e integrimit, ose të pranojnë se Shqipëria po largohet gjithnjë e më shumë nga rruga europiane. Nëse Rama është serioz për anëtarësimin në BE, atëherë është koha të ndalojë ironitë dhe të fillojë të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të opozitës për një dialog real dhe konstruktiv. Integrimi në BE kërkon demokraci funksionale, jo autoritarizëm të stilit Erdogan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.