E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Edi Rama përballë pasqyrës: Florian Binaj hyn në politikë”
Lajme

“Edi Rama përballë pasqyrës: Florian Binaj hyn në politikë”

Dritan Laci| Opinion | Publik.al

Gjetja e Florian Binaj si personalitet i spikatur i aritit në Shqipëri, si një kandidaturë e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Tiranë, është një nga shëmbëllimet më të pazakonta që mund ti bëjë karshillëk portretit dhe pushtetit të Edi Ramës.
Kjo sepse tashmë në fushën e betejës nuk do kemi thjesht një kandidat të opozitës kundrejt Ogerta Manastirliut, sponsorizimit të Edi Ramës në këtë garë.
Por një artist të vërtetë i cili do të rivalizojë, maskën, shëmbëllturën, apo karikaturën e tij televizive për të cilën u bë kaq i dashur në gjithë këto vite të ushtrimit të profesionit të tij si aktor i humorit.
Pikërisht këtë që nuk do të donte as Edi Rama.
I cili duhet të rishpikë vetveten për të gjetur po vetveten te një portret i cili në jetën publike, sikur ta lëmë mënjanë për një moment dhe ti heqim makiazhin e Ramës, nuk ka asgjë të ngjashme me moralin e kryeministrit.
Madje ata nuk ngjajnë as si piktorë, edhe pse kjo është e njëpërbashkët që ata i lidh.
Pasi Florian Binaj që profesionin e tij të parë në jetë ka pikturën, me pushtetin e tij jot ë pakët public, nuk ka blerë asnjë hapësirë ekspozite jashtë dhe brenda vetes.
Po kështu edhe pse të dy janë aktorë të shkëlqyer, Binaj është dukshëm I avantazhuar ndaj Ramës.
Pasi ai mund ta karikaturojë mjaft mirë Ramën, për shkak edhe të pushtetit pa kufi të këtij të fundit, kurse Rama e ka gati të pamundur të gjejë te Binaj cene të cilat më pas do ti shprehte në forma tallëse siç bën me shumë të ngjashëm të tij në politikë.
Dhe këto, edhe pse jemi në një fushatë të pjesshme zgjedhore, nuk janë avantazhe të pakta për një figurë si Binaj që vjen përpara opinionit me kartën e moralit të papërlyer në jetë dhe në politikë.
Pikërisht karta që Rama do të donte më pak ta kishte përballë.
Ndaj Florian Binaj ka dy avantazhe të mëdha në garë.
Portretin e tij të pastër por edhe atë përqeshës ndaj Ramës, të cilin ai di ta bëjë më së miri.
Duke i hequr kështu Ramës, pikën e tij më të fortë në politikëbërjen e tij, atë të aktorit klloun.
Një shans i artë edhe për qytetin e Tiranës për të treguar nëse do të ndahet njëherë e mirë nga kllounbërja në poltikë, apo do të vazhdojë të tallë veten me aktorëpolitikanë, që po e marrin në qafë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.