E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama si dhunuesi i kamarierit-adoleshent!
Flash

Edi Rama si dhunuesi i kamarierit-adoleshent!

Shefi i Policisë Ardian Isufi kreu krim të rëndë, jo vetëm me pasoja ligjore por edhe morale e shoqërore, pasi vuri dorë mbi një kamarier që nuk ka mbushur ende 18 vjeç. Mbi një të ri, që ndryshe nga bashkmoshatarët e tij, nuk zgjodhi “shtëpitë e barit” në Londër, por të punojë në muajt e verës në Jug, e të heq shmpezimet e jetesës dhe arsimimit. Si një njeri i ligjit, nëse do të ishte fyer, kërcënuar apo dhunuar nga fjalët e adoleshentit-kamarier, Shefi i Policisë, mund të kishte ndjekur të gjithë hapat ligjore. Që nga ankesa pranë institucioneve kompetente tatimore, bashkiake, apo edhe të rendit nëse djaloshi e kishte tepruar (edhe pse duket qartë që kamarieri tregohet më i matur, se agresori në moshë të babait të tij).
Pse nuk kërkoi “drejtësi” por bëri vetëgjyqësi “Shefi”?!
Sepse ai është pjesë jo e një strukture ligjzbatuese siç duhet të ishte Policia e Shtetit. Por pjesë e një strukture, e cila prej kohësh është vendosur përballë shembullit, urdhrave, sjelljeve dhe të vepruarit me “vetëgjyqësi”. Shembullit të aksioneve sipas tekave të kryeministrit. Shembullit të shërbimit ndaj krimit për pak para më shumë. Shembullit të shkarkimeve sipas tekave të kryeministrit dhe eprorëve më lartë. Shembullit të vepruarit në rrugë jo si garant të ligjit, por garant të urdhrave sipas orekseve të Partisë Socialiste. Shembulli më i saktë u dha po nga Kryeministri Edi Rama pikërisht për këtë ngjarje.
Policia e Shtetit njoftoi se kishte pezulluar nga detyra efektivin dhunues, e se rasti po hetohet dhe do merren masa. Masë minimaliste, e kritikueshme, por mbetej për tu parë në vijimësi. Fill pas kësaj, pasi opinion publik, siç në çdo rast po bënte “gjyqin”, vjen reagimi i gjyqtarit suprem, i kryepolicit Edi Rama. Nuk priti, as informim, as hetim, as gjykim, por dha vendimin: Përjashtim i përhershëm i Ardian Isufit, duke paralajmëruar edhe arrestimin e tij. Kaq dhe opinion publik ra në paqe. Madje edhe kritikët e Ramës, u menduan dy here e në fund vlerësuan aktin e tij. Por harruan një detaj të vogël, është pikërisht ky shembulli “i vetëgjyqësisë”, i “drejtësisë për hir të opinionit publik”, i mosrespektimit të institucioneve, i trajtimit të institucioneve apo “uniformës” si pushtet absolut ai që stimuloi sjelljen e “Shefit dhunues”. Ardian Isufi, kreu krim barbar e institucionet duhet të veprojnë me ashpërsinë më të madhe. Por Edi Rama kreu po të njëjtin krim, me “vetëgjyqësinë” e tij pa pritur institucionet. Në thelb, në mos qëlluesi i kamarierit me grusht, është stimuluesi i kësaj arrogance, vetëgjyqësisë dhe asgjesimit të çdo institucioni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.