E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edi Rama “zbarkon” në Korçë për Reformën Territoriale
Lajme

Edi Rama “zbarkon” në Korçë për Reformën Territoriale

Në fokus shkrirja e Bashkisë Maliq

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku pritet të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të konsultimeve për reformën e re territoriale dhe organizimin e pushtetit vendor.

Aktiviteti po mbahet në teatrin “A. Z. Çajupi” dhe është pjesë e turit të konsultimeve që po zhvillohen në qarqe të ndryshme të vendit për ndryshimet e mundshme në ndarjen administrative.

Një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet në Korçë lidhet me Bashkinë Maliq. Sipas një prej propozimeve të paraqitura nga Partia Socialiste, kjo bashki parashikohet të shkrihet dhe territori i saj t’i bashkohet Bashkisë Korçë.

Propozimi për Maliqin ka shkaktuar reagime dhe debate, ndërsa konsultimi publik pritet të shërbejë edhe për diskutimin e ndryshimeve të tjera të mundshme në hartën administrative të juglindjes së vendit.

Takimet në qarqe janë pjesë e procesit të diskutimit për riorganizimin e pushtetit vendor, ndërsa ndryshimet përfundimtare pritet të përcaktohen pas përfundimit të konsultimeve dhe diskutimeve politike.

Në vizitën në Korçë, kryeministri Edi Rama shoqërohet edhe nga djali i tij, Greg Rama, i cili është i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “A. Z. Çajupi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.