E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë te varrezat e Morinës
Lajme

Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë te varrezat e Morinës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Kukësit, ku një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë.

Viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me inicialet Sh. H., banues në Prizren, i cili shërbente në Njësinë e Reagimit të Shpejtë. Sipas informacioneve paraprake nga burime zyrtare, dyshimet e para flasin për një akt vetëvrasjeje me armë zjarri.

Në vendin ku u gjet trupi i pajetë, autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë, e cila do t’i nënshtrohet analizave balistike për të përcaktuar rolin e saj në ngjarje. Ndërkohë, hetimet janë në zhvillim për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt ekstrem.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet procedurale, ndërsa Policia e Shtetit është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës. Fokus i bashkëpunimit mbetet verifikimi nëse arma e gjetur ishte pjesë e armatimit të shërbimit të efektivit, si dhe mbledhja e çdo prove që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.