E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elbasan,policia arreston bashkëshortët, ja çfarë u bënin grave
Lajme

Elbasan,policia arreston bashkëshortët, ja çfarë u bënin grave

Dy burra jane arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, e njeri edhe ndaj femijeve

 

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit: A. S., 35 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

S. S., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij duke i kanosur me thikë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një thikë dhe një dorezë e modifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.