Elifimatrakët e mediave!
Artan Fuga
O Zot, kur rregullat për mediat i bëjnë pa pyetur specialistët e mediave!
Po na thuhet se janë ndaluar kasetat për partitë politike që i dërgojnë në tv. përgatitur nga vetë ato!
Nuk e sheh revolucion!
O Zot, a marrin vesh nga media keta apo jo?
Por çfarë keni mo me se e mbushin kohën e tyre partitë politike në media?
Po të duan edhe kaseta mund të dërgojnë. Rëndësi ka që media përkatëse të raportojë edhe vetë nga evenimentet politike. Dhe që cdo kastetë të ketë logon përkatëse që ta informojë audiencën se kush e ka prodhuar.
Cfarë i keni mo këto revolucione që në të gjithë botën e qytetëruar konsiderohen pa pikë vlere.
Fushatë pa parà në media por shteti do të paguaj
ë shpenzimet e medias?
Cfarë shpenzimesh mo?
Po media e ka për detyrë sepse merr subvencionone, si edhe tërheq audienca, edhe tjetër, përdor edhe ajo frekuenca që janë e mirë publike.
Ku lahet e shplahet dot media me publikun? Emisione politike cdo mbrëmje gjithë vitin pothuajse pa shpenzime! Gjatë fushatës dashka parà.
Pra do të japi për publikun, atë që i ka marrë publikut.
Cfarë janë këto?
A doni Shqipëri teknike, apo vetëm qeveri teknike?
Mos bëjmë anekdota pash nderin!
Sa kushton koha televizive në një medie nuk kushton te një tjetër! Me se do ta masni!
Shteti do përcaktojë cmimin e saj?
Upupu cfarë na gjeti!
Ku do ta klasifikoni kohën që gjoja analistët, që janë spin doctor të partive të mëdha konsumojnë për to në emisionet dhe bisedat në studio? Këtë na thoni!
Se partitë e vogla nuk zënë dot vend aty!
Aktivitetet e kryeministrit a do të quhen fushatë për partinë në qeveri apo jo?
Do të quhet barazia vetëm si barazi minutazhi, apo edhe do të analizohet se cfarë jepen në ato minuta? Pra, përmbajtja!
Se kjo ka rëndësi jo thjesht minutazhi.
Po spotet duan parà të prodhohen. Pra mbulohet vetëm trannsmetimi apo edhe produksioni televiziv? Me cfarë do ta mbulojnë partitë e vogla mo?
Pse nuk detyrohet gjeli, pra rtvsh, që një kanal gjatë fushatës ta ketë vetëm për fushatën? Apo e përdor si sallë koncertesh apo si altoparlant, apo si rregjistrues filmash të vjetër?
Po rradha e lajmeve sipas partive a është negociuar, apo vendi dhe koha e reklamës politike quhet pa rëndësi?
Hajde të keqen, hajde!
Ore do të heqi dorë politika nga menaxhimi apo do të rrimë rrotaxhile gjithë jetën, gjithë shekullin që po mbaron tashmë!
Po për mediat klasike në web u vunë kuota apo vari torbën mediave numerike në web!
O Zot!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



