Eliona Pitarka ‘harron’ kohën kur jepte lajmet pa të brendshme
“E nisa me modeling”
Aktorja dhe modelja Eliona Pitarka ka rrëfyer në një intervistë me Ermal Peçin hapat e saj të parë në botën e televizionit. Ajo tregon se karriera e saj nisi përmes modelingut, që më pas i hapi dyert drejt ekranit në vitin 2015.
“E kam nisur me sfilatat. U futa në modeling, më pas mora ftesë në televizion”, tha Pitarka, pa përmendur përvojën si spikere lajmesh në Zjarr TV, ku është komentuar për daljet e saj të pazakonta ku moderonte pa te brendshme në ekran.
Pitarka shprehu dëshirën për t’u rikthyer në ekran, këtë herë si aktore filmi.
“E shikoj veten në një film. Dua ta testoj veten. Deri tani nuk kanë qenë kushtet, pasi kam qenë e angazhuar me fëmijët, por do mundohem të gjej kohën,” u shpreh ajo.
E njohur për rolet në spektaklet e humorit, Pitarka tha se formatet e tilla kanë nevojë për një pauzë dhe riformatim.
“Mendoj se është koha për një pushim. Të presim sezonet e reja, por televizioni ka nevojë për freski, sidomos në humor,” përfundoi aktorja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



