Emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit
Serjan Mazrreku është emëruar në krye të Burgut të Durrësit, duke marrë detyrën pas ndarjes nga jeta të Edmond Llabanit.
Llabani kishte mbajtur këtë post në mënyrë të komanduar që prej 15 janarit, deri në fillim të këtij muaji, kur ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Mazrreku është një emër i njohur edhe për angazhimin e tij në politikë. Në vitin 2021 ai u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të Shqipërisë, një lëvizje që nuk zgjati gjatë.
Në zgjedhjet e fundit, ai u rikthye sërish në krah të socialistëve, duke u përfshirë në fushatën elektorale të tyre.
Emërimi i tij në drejtimin e institucionit vjen në një moment kur sistemi penitenciar përballet me sfida të shumta, ndërsa mbetet për t’u parë qasja që ai do të ndjekë në këtë detyrë të re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



