E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emërohet shefi ri i Hetimit Financiar pranë SPAK
Lajme

Emërohet shefi ri i Hetimit Financiar pranë SPAK

Elton Kërluku, i cili u skualifikua gjatë garës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka marrë një detyrë të re brenda strukturave të drejtësisë.

Elton Kërluku emërohet Shef i Sektorit të Hetimit Financiar

Ai është emëruar shef i Hetimit Financiar pranë SPAK, një rol ky me përgjegjësi të mëdha në monitorimin dhe ndjekjen e çështjeve financiare me interes penal.

Emërimi i Kërlukut u zyrtarizua të enjten e kaluar, duke i hapur mundësinë për të kontribuar në hetimet e rëndësishme që zhvillon Prokuroria e Posaçme.

Kërluku ishte një nga kandidatët për drejtimin e BKH-së, pozitë që më pas iu dha Joni Ketës, por përvoja e tij dhe njohuritë në fushën e hetimeve financiare do të jenë një aset i rëndësishëm për SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.