E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emiriana Sako dhe Fisnik Qosja e kthejnë bregdetin zyrtarisht ‘mal’
Lajme

Emiriana Sako dhe Fisnik Qosja e kthejnë bregdetin zyrtarisht ‘mal’

Paketa e Maleve: Deklarojnë si “male” 15 229 ha toka bregdetare të Durrësit Kavajës

Pas akuzave për përvetësim të sipërfaqeve në bregdet përmes ligjit për “Investimet strategjike”, është hapur një tjetër debat lidhur me projektin e njohur si “Paketa e Maleve”, që sipas kritikëve po përdoret për të ndryshuar statusin e tokave në zona të ndryshme të vendit.

Në qendër të këtyre pretendimeve është Edi Rama, për të cilin thuhet se në bashkëpunim me drejtues vendorë dhe aktorë të sektorit të ndërtimit, po zbaton një plan për përfshirjen e sipërfaqeve të reja në këtë skemë zhvillimi, përfshirë zona bregdetare dhe hapësira të konsideruara si parqe natyrore kodrinore.

Sipas këtyre pretendimeve, në disa raste është ndërhyrë në klasifikimin e tokave, duke i shpallur ato si “zona malore”, edhe në territore që nuk përmbushin këtë kriter gjeografik. Ky proces, sipas kritikëve, po realizohet nëpërmjet vendimeve të pushtetit vendor.

Pas rastit të Elton Arbanës, i cili ka shpallur rreth 301 hektarë toka në zonat e Lalzit dhe Maminasit si “zonë malore”, akuza të ngjashme janë drejtuar edhe ndaj Emiriana Sakos dhe Fisnik Qoses.

Sipas një vendimi të datës 19 mars 2026, Bashkia e Durrës ka klasifikuar si sipërfaqe malore rreth 14,710 hektarë toka dhe zona pyjore, ndërsa në Kavajë janë shpallur si të tilla 519 hektarë.

Zonat dhe sipërfaqet e deklaruara “male” në Durrës:

  • 8217 hektarë në fshatrat Gjuricaj, Kapidanaj, Kërtushaj, Likmetaj, Kuraten, Lalëz, Bizë, Draç, Shetaj (Njësia Administrative Ishëm).

  • 3881 hektarë në fshatrat Armath, Borç, Kameras, Radë, Shkallë dhe Fshat-Manzë (Njësia Administrative Manzë).

  • 2612 hektarë në fshatrat Romanat, Bozanxhije dhe Manskuri (Njësia Administrative Rrashbull).

Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës,

Zonat dhe sipërfaqet e deklaruara “male” në Kavajë:

  • 97 hektarë në fshatrat Kanaparaj dhe Seferaj (Njësia Administrative Golem-Kavajë).

  • 227 hektarë në fshatrat Habilaj, Çetë dhe Zikular (Njësia Administrative Helmas-Kavajë).

  • 195 hektarë në fshatrat Peqinaj dhe Bagot (Njësia Administrative Synej-Kavajë).

Paketa e Maleve/ Emiriana e Durrësit dhe Fisniku i Kavajës,

Sipas të dhënave nga strukturat kadastrale në Durrës dhe Kavajë, si dhe referencave të Kornizës Referuese Gjeodezike të Shqipërisë, këto zona nuk klasifikohen si male. Kritikat theksojnë se bëhet fjalë për territore fushore bregdetare, të cilat janë shpallur si “zona malore” përmes vendimeve administrative.

Pretendimet vijojnë më tej, duke sugjeruar se ky riklasifikim i tokave mund të shërbejë si bazë për përfshirjen e tyre në projektin “Paketa e Maleve”, që synon zhvillimin e investimeve në turizëm, përfshirë vila, hotele dhe resorte në këto zona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.