EMRAT/ Kërcet thika, vrasje për një vend parkimi në Kavajë
Një episod tragjik tronditi pasditen e sotme qytetin e Kavajës, ku një përplasje mes dy burrave përfundoi me humbjen e jetës së një 47-vjeçari, i cili u godit me mjet prerës.
Sipas të dhënave të para nga terreni, gjithçka ka nisur pas parkimit të një automjeti pranë banesës së Landi Pujës, 47 vjeç. Ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar drejtuesit të mjetit ta largonte makinën nga hyrja.
Një debat për vendparkimin ka kaluar shpejt në tone të ashpra. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima, Skerdilajt Isufi, i njohur ndryshe si Alket Isufi, i është kundërpërgjigjur me fjalë të rënda, çka ka përshkallëzuar situatën.
Në kulmin e konfliktit, Roland Puja dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur dy herë në kraharor 47-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa forcat e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



