EMRI/ Aksidenti fatal në Durrës, identifikohet shoferi dhe viktima
Dyshohet se ishte i dehur dhe me shpejtësi skëterrë
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pranë zonës së njohur si ura e Dajlanit, ku një vajzë 18-vjeçare humbi jetën në mënyrë tragjike.
Mësohet viktima është identifikuar si Vikena Greku, e cila ndodhej në automjet në momentin e përplasjes si pasagjere.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, shtetasi Arbër Xhaxhaj, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit dyshohet se po udhëtonte nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi shumë mbi normat e lejuara, në krahun e lëvizjes Tiranë–Durrës. Këta faktorë paraprakisht mendohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit dhe në përplasjen fatale.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kryen këqyrjen e zonës dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike e automjetit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te rreziku i drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shpejtësisë së lartë, faktorë që vijojnë të shkaktojnë pasoja të rënda në rrugët e vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



