E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Del fotoja e 30-vjeçarit të zhdukur përroin në Klos
Lajme

EMRI/ Del fotoja e 30-vjeçarit të zhdukur përroin në Klos

Shoferi i dehur u largua menjëherë nga vendngjarja

Publikohet fotoja e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili rezulton i zhdukur pas një aksidenti të ndodhur në orët e para pas mesnatës në ujërat e përroit të fshatit Dars, në Klos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një automjet tip “Audi”, me targa angleze, i drejtuar nga 24-vjeçari Andi Llosha, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e fshatit Dars. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Nga verifikimet rezulton se në automjet ndodhej edhe pasagjeri Jurgen Karaj, 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit dhe ende nuk është gjetur.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit nuk ka njoftuar autoritetet pas aksidentit dhe është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Pas veprimeve të shpejta hetimore, 24-vjeçari Andi Llosha është lokalizuar, arrestuar dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, nga i cili rezultoi pozitiv.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet intensive në përroin e fshatit Dars, me qëllim gjetjen e 30-vjeçarit të zhdukur.

“Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi”, me targa angleze, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga shërbimet e Policisë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. L., 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin A. L., 24 vjeç, i cili dyshohet se pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Ky shtetas iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e pasagjerit, shtetasit J. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.