Emri/Ndërron jetë 58-vjeçari në burgun e Fierit
Një 58-vjeçar i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Fierit. Bëhet fjalë për Ardjan Malasin, i cili po vuante dënimin në këtë institucion, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një hemorragji cerebrale.
Malasi ishte dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi ndaj tij kishte marrë formë të prerë më 1 qershor 2026.
Ardjan Malasi ishte pjesë e grupit që pastruan 1.25 mln € nga trafiku i drogës në Belgjikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



