E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Vritet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në Amerikë
Bota

EMRI/ Vritet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në Amerikë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës komunitetin shqiptar në Michigan, pasi një 44-vjeçar u qëllua për vdekje jashtë restorantit ku punonte. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, banues në Howell dhe menaxher i përgjithshëm i Prime 7 Bar & Restaurant në Commerce Township.

Sipas njoftimit të zyrës së sherifit, ngjarja ndodhi rreth orës 21:38, në verandën e jashtme të restorantit të ndodhur në 635 Cooley Lake Road. Ekipet e emergjencës gjetën Shkambin të plagosur rëndë, dhe pavarësisht trajtimit fillestar dhe transportit të menjëhershëm në spital, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Burime për mediat lokale thanë se Shkambi kishte marrë një telefonatë dhe kishte dalë jashtë lokalit pak çaste para se të qëllohej me armë zjarri. Hetimet paraprake sugjerojnë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe se një konflikt mes tyre ka degjeneruar në vrasje.

Sherifi Michael Bouchard deklaroi se Shkambi është goditur me dy plumba. I dyshuari, 65 vjeç, banor i Farmington Hills, u dorëzua vetë në polici dhe po mbahet në Qarkun Oakland, ndërsa pret paraqitjen në gjykatë. Ai dyshohet se ka pranuar ngjarjen dhe ka dhënë një deklarim mbi motivin, i cili ende nuk është bërë publik. Hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu një pistoletë 9 mm, e raportuar më parë si e vjedhur, që besohet të jetë arma e krimit.

“Na bashkoi si familje”, homazhe për menaxherin shqiptar

Lajmi për vdekjen e Shkambit ka tronditur stafin dhe pronarët e restorantit, të cilët e përshkruajnë atë si njeri të jashtëzakonshëm.

“Ai kishte zemrën më të madhe. Erdhi këtu kur gjërat po shkonin keq dhe na bashkoi si familje,” tha e prekur Alex Crawford, anëtare e stafit.

“Për mua ishte si vëlla i madh, një gjigant i butë. Humbja e tij është e jashtëzakonshme,” shtoi ajo.

Edhe pronari i lokalit, Frank Gjura, shprehu dhimbjen për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit:
“Ai ishte si vëllai im. Do të na mungojë të gjithëve.”

Autoritetet ende nuk kanë zbuluar motivin e konfliktit që çoi në të shtënat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.