E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRI/ Zgjidhet Presidenti i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë
Flash

EMRI/ Zgjidhet Presidenti i Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë

Dr. Arben Muçaj merr mandatin 2025–2030

Sot është përmbyllur procesi zgjedhor në Urdhrin e Stomatologut të Shqipërisë, pas mbylljes së votimeve në të gjitha 7 rajonet e vendit dhe formimit të Asamblesë Kombëtare, në përputhje me statutin dhe vendimet gjyqësore në fuqi.

Në mbledhjen përfundimtare të Asamblesë Kombëtare, me votim të fshehtë, u zgjodh Presidenti i ri i USSH për mandatin 2025–2030: Dr. Arben Muçaj, Kirurg Oro-Maksilofacial dhe Doktor i Shkencave.

Zgjedhja e tij vjen pas përfundimit të mandatit të ish-presidentit Nikoll Deda, i cili ka shërbyer për dy mandate të plota në krye të institucionit. Me këtë proces, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë rikthehet në normalitetin institucional, duke hapur një kapitull të ri për funksionimin demokratik dhe transparent të strukturave të tij.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Dr. Muçaj deklaroi:

“Urdhri i Stomatologut deri tani ka funksionuar si një strukturë që u jepte urdhra dhe penalizime stomatologëve. Nga sot e tutje, Urdhri do të jetë avokati, mbrojtësi dhe përfaqësuesi i tyre, jo autoritet ndëshkues.”

Ai shtoi se fokusi i mandatit të tij do të jetë tek:

  • rritja e transparencës,

  • forcimi i unitetit profesional,

  • modernizimi i strukturave,

  • dhe mbrojtja e të gjithë stomatologëve të Shqipërisë.

Procesi zgjedhor u zhvillua në mënyrë të rregullt, të ligjshme dhe respektoi plotësisht procedurat statutore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.