E shtunë, 28 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Vlora Under ‘State Siege’ on National Day as Citizens Protest: ‘Down With Dictatorship’
PUBLIK · English

Vlora Under ‘State Siege’ on National Day as Citizens Protest: ‘Down With Dictatorship’

This article was translated automatically from the Albanian original. 🇦🇱 Lexo në shqip

Ceremonia e 28 Nëntorit në Vlorë, qytetin ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, është shoqëruar këtë vit me masa të shtuara sigurie dhe kufizime të lëvizjes për qytetarët. Në një ditë që simbolizon lirinë dhe bashkimin kombëtar, Sheshi i Flamurit është rrethuar nga forca të shumta policie, duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e qytetarëve për t’iu afruar zonës ku zhvillohet ceremonia zyrtare. Sipas raportimeve nga terreni, rreth 500 efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurinë e aktivitetit. Perimetri i kontrolluar nga uniformat blu shtrihet në një gjatësi prej afërsisht 1.5 kilometrash, nga shkolla “Ali Demi” deri në zonën e njohur si “Kapelja”, pranë Monumentit të Pavarësisë. Në hapësirën ku zhvillohet ceremonia janë lejuar të qëndrojnë nxënës të përzgjedhur nga shkollat, të cilët po prezantojnë valle dhe performanca me veshje tradicionale shqiptare. Ndërkohë, prania e qytetarëve të tjerë në shesh është kufizuar nga perimetri i sigurisë. Edhe përfaqësuesit e mediave janë vendosur në një hapësirë të largët nga vendi i ceremonisë. Sipas raportimeve, pozicionimi i tyre nuk u krijon kushtet e nevojshme për të ndjekur dhe pasqyruar lirisht zhvillimet në terren. Masat e marra kanë shkaktuar reagime dhe pakënaqësi te qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar kufizimet dhe kanë protestuar kundër mënyrës së organizimit të ceremonisë. “Sheshi është i yni!” dhe “Poshtë diktatura!” janë thirrjet që janë dëgjuar nga qytetarët në Vlorë.

DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.