Ëndrra Botëror, zbulohet rivali i Kosovës në fazën “play-off”
Kosova, ashtu si Shqipëria, për herë të parë në histori ka arritur të sigurojë një vend në fazën “play-off” për Botërorin, një sukses i jashtëzakonshëm në një periudhë kaq të shkurtër.
Përfaqësuesja dardanë zhvilloi një fushatë kualifikuese të jashtëzakonshme, duke përfunduar Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë nga 6 ndeshje, përfshirë 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Këtë të enjte, Kosova zbuloi edhe rivalët e saj në fazën “play-off”, dy pengesat e fundit për të shkruar historinë dhe për të synuar pjesëmarrjen në Botërorin “FIFA 2026”.
Ashtu si Shqipëria, Kosova ishte në vazon e tretë, ndërsa rivalin e parë e “peshkoi” nga vazo e dytë, duke u vendosur përballë Sllovakisë në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë do të luhet në transfertë më 26 mars, ndërsa dardanët do të synojnë të tregojnë forcën e tyre dhe të vazhdojnë rrugëtimin historik drejt Botërorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



