Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës!
Doli ne përgjime me Çuçkën e Kolnjës
E kapur në përgjime me kryebashkiakun e Ersekës, por vazhdon të “vjelë” tendera të ARRSH-së — Rrjeti i artë i Entela Çanos në rrugët e Shqipërisë
Kush kapet duke vjedhur, duhej të ndëshkohej.
Në Shqipëri? Kush kapet duke vjedhur, për shpërblim merr një tender tjetër.
Ky është rasti flagrant i Entela Çanos, pronare e firmës së mbikëqyrjes së punimeve “A & E ENGINEERING” shpk: një personazh kyç në dosjen e SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë Ersekë, Erion Isai, i marrë zyrtarisht i pandehur për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Edhe pse emri i saj del drejtpërdrejt në përgjime korruptive, ku bisedon me Isain për “rritjen fiktive të vlerës së tenderit”, ajo vazhdon të marrë miliona lekë nga buxheti i shtetit për projekte të rëndësishme rrugore.
⸻
🟥 Tender pas përgjimeve: një shpërblim, jo ndëshkim
📌 24 shtator 2025 — SPAK merr i pandehur Erion Isain
📌 27 tetor 2025 — ARRSH shpall fituese kompaninë e Çanos
Jo për ndonjë punë të vogël… por mbikëqyrjen e fazës III të zgjerimit të Superstradës Tiranë–Durrës.
⸻
✅ PROVA 1
📄 Dokument zyrtar – ARRSH njofton fituesin “A & E ENGINEERING” shpk & “IMES-D” shpk
(Theksuar: kompania e Çanos)

Si u përzgjodh oferta më e shtrenjtë?
Nga 18 kompani pjesëmarrëse, 7 u skualifikuan dukshëm në mënyrë selektive.
Oferta më e ulët? Refuzohet pa argument.
Ndërsa Çano fitoi me 19 milionë lekë (rreth 190 mijë euro), për një shërbim që zakonisht shkon për ofertën më të lirë.
Kush e firmosi këtë abuzim flagrant?

Kush është “mbretëresha e mbikëqyrjeve” te rrugët?
Në dosjen e SPAK-ut, Çano dhe Isai flasin për:
• rritjen e vlerës së tenderit
• fshehjen e parregullsive
• favorizimin e kompanive ndërtuese të pushtetit
Përfitimi?
Vetëm në vitin 2024, Çano deklaron fitim 1.2 milionë euro.

Pyetjet që SPAK duhet të bëjë urgjentisht
1️⃣ A duhet të përjashtohet një kompani e përfshirë në përgjime korrupsioni nga tenderat publikë?
2️⃣ Si ka mundësi që shpallen fituese ofertat më të shtrenjta në kundërshtim me interesin e shtetit?
3️⃣ Kush është lidhja politike që garanton vazhdimësinë e kësaj skeme?
4️⃣ A ka hetim financiar për origjinën e përfitimeve?
5️⃣ Pse ARRSH shpërblen aktorët e skemës së Isait?

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



